Hristijan Miskovski dhe Vmro-ja e tij qenka brengosur për parat publike të qytetarëve nga të cilat do të paguhet edhe Xhezair Shaqiri, si këshilltarë i jashtëm në qeveri !

E po, z. Mickovski a nuk u paguan qindra e qindra mijëra euro nga parat e qytetarëve për të cilat brengoseni aq shumë për Johan Tarçulloovskin, edhe pse u dënua me 12 vjet heqje lirie për krime lufte nga Tribunali i Hagës, madje nga partija juaj i etabluar përsëri në funksione relevante publike?

Matematikisht z. Hristijan, Xhezair Shaqiri duhet të jetë 100 vjet këshilltar në qeveri për të efektuar aq mjete, sa qeveria juaj alokoi për avokatët e Tarçullovskit pa llogaritur benefitet ekstra për familjen e tij.

Pra, ky ishte një prononcim shpirtngushtë me reflektim të ulët z. Mickovski me të cilën edhe një herë e dëshmoni se ju nuk mund të reflektoni si lider.

Kjo thjesht është një “brengosje” hipokrite z. Mickovski .

(Qenan Aliu)

Loading...