Komandant-Hoxha
Në kohen kur bisedimet vazhdonin për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, mes partive shqiptare, nuk u pa e arsyeshme që të kembëngulet për kërkesën për UT tek pala maqedone Branko Crvenskovski dhe Lupco Georgievski të cilët përfaqësonin palën maqedone.

PPD dhe PDSH në ato bisedime në Ohër nuk kanë miratuar asnjë preambule të kësaj marrëveshje pa e marrë pëlqimin e përfaqësuesit të UCK-së të asaj kohe Ali Ahmeti dhe pasi përfunduan bisedimet në Ohër dhe u arrit marrëveshja, disa janë më vonë, saktësiht në ditën kur u arrestua komandant Baci, mua më thërret Ali Ahmeti dhe kërkon nga un që ta vizitoj në Shipkovic, unë me disa shokë nisem prej Kosove nga kaluam kufirin ilegalisht në Jazhinc e kur u futëm në territorin e Maqedonisë e kur u futëm në Maqedoni morëm disa telefonata rrugës që nuhata disa dyshime që ka gjasa të biem në pritë dhe ju them shokëve të ngutemi sa më shpejt. Kemi qenë diku sa më kujtohet 11 persona, në mesin tonë edhe Hiseni prej Nerashti, i cili tani po vërej se është truproja e Ali Ahmetit në atë kohë nuk ka qenë me Aliun, ne me nguti me vetura kaluam disa fshatra të rrethinës së Tetovës e rrugës takuam edhe një autoblind të mbikqyrësve ndërkombëtar TFF, disa dhjetëra metra më vonë kur arritëm në Recivë, takuam personin e caktuar nga Ali Ahmeti që të na pret, Zilqifi Adilovski dhe Ridnan Neziri, kur “Qufa” po thotë nisuni për shipkovicë se ka ndodh një arrestim i disa ushtarëve të UCKsë rrugës ku keni kaluar ju dhe situata është shumë e tensionuar. Ne arritëm në Shipkovic ku e takuam Ali Ahmetin, Nazmi Beqirin e Gëzim Ostrenin. Më duket se po atë nat apo të nesërmen u vranë 3 polic maqedonas si shenjë hakmarrje për arrestimin e disa shokëve. Në takim Ali Ahmeti kërkoi nga un qe te bisedoj me këta të PPDsë se nuk e dëgjonin fjalën e tij, por më ka thënë se un kam respekt të madh tek PPDja. Dhe tha që ta bind PPD që të lëshojnë pe që ta sakfirikojmë një preambulë të MOsë për ta legalizuar UT-në. Unë e pyes njëherit se për cilën preambulë bëhet fjalë, Aliu më shpjegon se bëhet fjalë për preambulën ku thuhet se Maqedonia është shtet i qytetarëve të barabartë, e më tej unë e pyes se cka duhet të ndryshohet në këtë marrëveshje e Ahmeti thotë shumë thjesht është kjo punë, duhet të zëvendësohen disa fjalë por kuptimin e njejtë e kanë, Maqedonia është shtet i maqedonasve edhe shqiptarëve, romëve boshnjakëve, serbëve etj.

Ai më shpjegon se Cërvenkovski, Gruevski – PDSH dhe ne UCK kemi rënë dakord por PPDja nuk lëshon pe dhe situata është e tensionuar dhe duhet patjetër të bëhet ky ndryshim. Unë i them se nuk jam i binduar që kjo është hajr për ne dhe nuk mund të kontribuoj në kësi lëshimesh që janë në dëmin tonë. Aliu insiston dhe thotë se kemi shumë presion prej ndërkombëtarëve që të lëshojmë pe në këtë preambulë se palës maqedonase shumë po u pengo. Unë i them se nuke kam dert për palën maqedonase po për popullin tonë e ai prap më kthen, për cka mërzitësh o Hoxh se këë marrëveshje e kanë nënshkruar PPD e PDSH e jo ne si UCK dhe prap kur te vjen momenti ja krisim, i them se ti nuk ia krise hic Kërcova dhe Dibra e deri në Manastir që patët premtuar. Po të njejtë mbramje marr një bised telefonike Naser Ziberin dhe Ismet Ramadanin e i pyes se cka është puna e kësaj preambule dhe UTse dhe ata më shpejguan në detaje dhe me një respekt të madh thanë se nuk është e vërtet se kemi presion ndërkombëtar. Ali dhe Xhaferi kanë pranuar që të bëhet shkëmbimi mes kësaj preambule për UT e ne si PPD që jemi nënshkruese e kësaj marrëveshje pasi që kanë pranuar PDSH dhe UCK po presim edhe pak të marrim diçka më shum për ne për nënshkrimin e kësaj preambule. I përmenda disa personalitete në këtë artikull me qëllim që të konfirmojnë të vërtetën se cilin po e ceki se pa dyshim BDI dotë dalin kundër thënies sime dhe do të thonë ndonjë marri të llojit të tyre. Tani mund të konstaton secili se kush e ka legalicuar UT, BDI apo Cërvenkovski.

Loading...