Hoxhë Halil Kastrati do të ndërtojë tri shtëpi për jetimat në komunën e Likovës

Hoxha dhe humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati ka vizituar komunën e Likovës. Me këtë rast ai ka ndarë pako me ndihma për shumë familje të kësaj komune, dhe është takuar me përfaqësues të komunës, shkruan Gazeta Lajm. Kastrati ka paralajmëruar edhe ndërtimin e tri shtëpive për familje me jetima në këtë komunë.

“Sot pata rastin që të takohem me Hoxhën Halil Kastratin, udhëheqësin e shoqatës bamirëse ” Jetimat e Ballkanit”. Ishte kënaqësi që të bisedosh me këtë njeri human i cili për nder të muajt të Ramazanit në Komunën tonë, për njerëzit në nevoj ndau një numër të konsiderueshëm me pako të ndihmave. Gjithashtu na premtoj edhe ndërtimin e tri shtëpive për banim dedikuar për familjet me jetima dhe njerëzit social.
Zoti e shpërbleftë duke i dhuruar shëndet dhe gjitha të mirat”, ka shkruar sekretari i komunës së Likovës, Nexhadi Osmani, pas takimit me hoxhën Kastrati.

Loading...