Hoxhës shqiptar po i kërkojnë haraç 35 mijë euro: “Pushka top ju bëftë! Nuk frikohem” është përgjigja e tij!

Intelektuali i njohur nga Gjilani, Mustafa Bajrami, ka denoncuar publikisht në Facebook se dikush po i kërkon haraç 35 mijë euro. Ai nuk e ka bë publik emrin e haraçliut, por ka theksuar se nuk ka ndërmend ta japë shumën që po i kërkohet. Njëkohësisht ka kërkuar nga organet shtetërore të reagojnë. Raste të ngjashme thuhet se ekzistojnë edhe te shqiptarët në Maqedoni, ku viktimat e haraçit ankohen se organet nuk ndërmarrin masat e nevojshme, e madje madje ndonjëherë edhe bashkëpunojnë me haraçlinjtë. Ja postimi i plotë i Mustafa Bajramit:
(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)
Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.
I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them: Pushka top iu bëftë, se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.
Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!

Loading...