Hulumtim: Administrata e politizuar dhe nuk punon në interes të qytetarëve

“Administrata është e politizuar dhe nuk punon në interes të qytetarëve”, vlerësojnë qytetarët në një anketë të Brima Gallup. Rezultatet e hulumtimit theksojnë se reformat e paralajmëruara në administratë nuk ofrojnë besim dhe gjithmonë si kush për punësim do të jetë libreza partiake.

Njerëzit tashmë këtë e vlerësojnë si cinike. Mendojnë se korrupsioni dhe padrejtësia kanë depërtuar aq shumë në jetën e tyre të përditshme dhe thjeshtë ka depërtuar në mentalitetin e njerëzve dhe për pretendimet se mund të bëhen reforma në administratë, njerëzit do të jenë shumë të rezervuar – deklaroi Fani Kimova, menaxhere e projektit në agjencinë hulumtuese Brima Gallup.

Ndryshimet në punësimet në administratë dhe ndërrimet e posteve ndodhin më shpesh pas zgjedhjeve kur ndryshohen udhëheqësit e dikastereve. Qytetarët vlerësojnë se administrata publike madje është edhe e korruptuar. Qeveria në ndërkohë edhe pse i din rezultatet e hulumtimit, edhe më tej paralajmëron reforma. Ata janë të kënaqur se , siç thonë, për një vit kanë arritur të ulin nivelin e politizimit të adminsitratës.

Funksionimi efikas i administratës shtetërore dhe në përgjithësi i shtetit varet nga udhëheqja politike por me rëndësi të madhe janë edhe zyrtarët shtetëror që duhet të jenë bazë e çdo shteti normal. Hulumtimet tregojnë një fotografi që për fat të keq është rezultat e asaj çfarë ka ndodhur posaçërisht 10-12 vitet e fundit, një politizim i plotë i administratës publike.Perceptimi i qytetarëve po përmirësohet në bazë të asaj se si funksionon administrata por jemi larg asaj gjendjeje ideale – deklaroi Dejan Pavllevski, zëvendës ministër për vet qeverisje lokale.

Agjencia hulumtuese Brima Gallup ka analizuar punësimin në administratë pas zgjedhjeve në gjithsej 58 institucione në 33 komuna të vendit në periudhën shkurt- prill 2018.

Loading...