Maqedoni

Humb jetën në Zvicër shqiptari nga Maqedonia, ishte agjërueshëm me Ramazan

Screenshot_20170619-210008

Gjatë shkarkimit të disa pjesëve të një ballkoni, në një kantier, rreth orës 09.00 disa elemente e kanë goditur në kokë punëtorin, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Lëndimet kanë qenë aq të rënda sa që shtetasi 50-vjeçar nga Maqedonia nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Shkaqet e aksidentit për momentin ende nuk janë të qarta dhe do të hetohen nga specialistë të kësaj fushe.

Shqiptarë që jetojnë në këtë qytet janë tronditur nga kjo tragjedi. Ata thonë se tashmë i ndjeri edhe pse ka punuar punë të rënda, nuk e ka prishur agjërimin.

Përpos policisë së Kantonit Cyrih, u mobilizuan edhe Prokuroria përkatëse, pjesëtarët e njësisë zjarrfikëse të Winterthurit, si dhe organe të tjera përkatëse të sigurimit

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top