Duke filluar nga nesër, parlamentit italian do t’i duhet të kërkojë një kryeministër tjetër.

Matteo Renzi sapo lajmëroi se do t’i paraqesë parlamentit dorëheqjen pas humbjes së referendumit të zhvilluar sot me anë të të cilit donte të ndryshonte formën e parlamentarizmit në Itali, shkruan Albeu.

“Doja të ndryshoja sistemin me të cilin udhëhiqet Italia por nuk ia dola. Nuk jam nga ata që pas humbjes shkojnë të flenë e qetësohen me shpresën se më pas do të harrohet gjithçka.

Unë humba dhe përgjegjësia është tërësisht e imja. Nuk humbëm ne, por humba unë që nuk arrita t’i bind italianët. Nesër do t’i paraqes dorëheqjen parlamentit.

Ndërkohë, qeveria do të funksionojë për të ruajtur normalitetin e vendit deri në zgjedhjen e një qeverie tjetër”., – tha ai nëpërmjet një konference për shtyp fill pas daljes së rezultateve të referendumit.

Loading...