Numër kontakti:

Mob-071-237-944

I humbi tre fëmijë gjatë shtatzënisë, ndërsa burri është i sëmur.

Kjo është Muhabere Tahiri nga Kumanova, e cila vetme kujdeset për familjen

Ajo tani ka vetëm një djalë, Erkanin.

“Me Erkanin më shumë kam qenë në Preshevë deri sa e kisha babën edhe nënën gjallë dhe këtu erdha e linda at ditë që kom ardhur atë dit e kom lindur këtu”, u shpreh Muhabere Tahiri.

Muhaberja thotë djali nuk e ka njërën veshkë. Edhe pse Erkani ka mbushur 29 vjet, nëna kujdeset për të meqenëse ai nuk mund të punoj punë të rënda.

“Këto vjet për mua kanë qenë shumë të rënda, në mendje kam pasqyre të rënda, babën e sëmur, ka pasur raste edhe na ka sulmuar”, tha Erkan Tahiri.

Muhaberja kujdeset për gjithë anëtarët e familjes, burrin, vjehrrën, dhe djalin.

Ajo thotë se burrin nuk e mbajnë në spitalin psikiatrik. Mjekët i kanë thënë se ai duhet të qëndron në shtëpi.

Ndërsa vjehrri i saj i ka lënë edhe një hallë tjetër.

Banesa në të cilën po jetojnë është nën hipotekë, me çka një pjesë e rrogës së sajë shkon për të paguar këstet. Ajo punon si pastruese në gjimnaz.

“E atëherë kur vdiq ai, prokurori më pru një dokument dhe më tha që për 24 orë me dal dhe u detyrova me marr kredit”, shtoi Muhabere Tahiri.

Ajo kujdeset për gjithë barnat, dokumentacionet e mjekut dhe gjithçka tjetër për familjarët e saj.

Kjo familje jeton vetëm me 6 mijë denarë në muaj. Muhaberi ka një lutje për gjithë personat që e shikojnë, që ta ndihmojnë atë, kush sa mundet, pasi siç thotë në banesën ku jeton, nuk është e sigurt.

Loading...