Humbi, më pas gruaja e gjeti në pus!

Mjekët nga spitali i Prilepit nuk kanë arritur ta shpëtojnë Lj.S. (65) nga fshati i Prilepit Erekovcë, jeta e të cilit ishte në rrezik.

Deri më tani dihet se dje i moshuari, ka dalë nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur. Gruaja e tij D.S. së bashku me fqinjët janë përpjekur ta gjejnë, por nuk kanë arritur dhe rreth orës 22 ajo ka kërkuar ndihmë nga policia. Sot herët në mëngjes, gruaja e ka gjetur burrin e saj brenda në një pus, i cili kishte rënë në të. Viktima nuk ishte në gjendje të vetëdijshme, ftohje të përgjithshme të trupit, me lëndime në kokë dhe duar, por pa shenja dhune. Me veturën e Ndihmës së shpejtë është transferuar në spitalin e Prilepit, por gjatë rrugës ka vdekur.

Loading...