Husmani zhvilloi ndeshjen e 100 me NK Domzale

Futbollisti shqiptar me origjinë nga Çegrani i Gostivarit, Zeni Husmani gjatë fundjavës ka zhvilluar ndeshjen e tij të 100 për skuadrën e tij NK Domzale kundër Olimpijës, shkruan gazeta “Lajm”.

Husmani këtë shifër e arriti për katër vite e gjysmë sa është te skuadra sllovene.

Ai është mjaftë i respektuar te NK Domzale, duke qenë edhe zëvendëskapiten e ekipit. Më 31 maj Nk Domzale dhe Olimpija do të diskutojnë finalen e kupës së Sllovenisë./lajm

Loading...