Tentuan të vidhnin naftë në makineritë e gazsjellësit, roja plagos me armë gjahu një nga autorët. Policia e Beratit arrestoi në flagrancë dy autorët që tentuan të kryenin vjedhje, për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim

Shefit Muço dhe Arjan Xhanari tentuan të vidhnin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit, por gjatë tentativës janë pikasur nga roja Kodian Salillari. Ky i fundit ka qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe si pasojë ka mbetur i plagosur Shefit Muço.

Arrestohet edhe roja i parkingut të gazsjellësit për “Plagosje të rëndë me dashje”.

Ngjarja u shënua më datë 20.04.2018, rreth orës 23:00, kur shtetasit Shefit Muço dhe Arjan Xhanari kanë tentuar të vjedhin naftë në makineritë e parkuara në objektin e gazësjellësit në fshatin Mbrakull.

Loading...