I akuzuari i rastit “Monstra”, Fejzi Haziri arrestohet në Klinikën e Pulmologjisë

Fejzi Haziri i akuzuar në rastin “Monstra” dhe i cili ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm prej 6 vjet e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje, sonte u arrestua në Klinikën e Pulmologjisë dhe është nën mbikëqyrjen e policisë.

Fejzi Aziri që nga 28 shkurti ka dalë nga burgu me leje një mujore dhe prej asaj dite nuk është kthyer më në burg.

Burgu i Shtipit më 28 shkurt njoftoi Gjykatën dhe Drejtorinë e Sanksioneve se Aziri ishte në arrati, por arrestimi i tij ndodhi pas një muaji e gjysmë më vonë, dhe atë nga sot nën presionin e publikut, ku doli informacioni se i arratisuri nuk kërkohej nga askush dhe Gjykata dhe Drejtoria e Sanksioneve nuk e ka ditur ku ndodhet ai.

Loading...