Autoritetet zvicerane nxjerrin sot para drejtësisë, të akuzuarit për vrasjen e S. Elshani, i vrarë në maj 2013 në Frasse të Friburgut. Kjo vrasje që kishte tmerruar opinion zviceran, pasi që viktima u ekzekutuar në prani të familjarëve, lidhet si hakmarrje ndërmjet dy familjeve më të hasmuara të Kosovë, Kelmendi dhe Elshani.

Policia dhe hetuesia zvicerane kishte hetuar vrasjen dhe pas dy vjet e gjysmë, nxjerrin para drejtësisë të akuzuarit.

S. Elshani, me prejardhje nga fshati Ozdrim i Pejës, jetonte në kantonin e Friburgut, ndërsa familja e tij prej vitesh ishte në konflikt (gjak) me familjen Kelmendi nga Peja, shkruan “Albinfo”.

Një konflikt vrasjesh ndërmjet këtyre dy familjeve kishin filluar pas luftës së fundit në Kosovë, ndërsa familja Elshani kishte dyshime se vrasja në Zvicër ndodhi për hakmarrjeje.

S. E. ishte viktima e 12, ndërsa numri i të vrarëve nga dy familjet, ka shkuar në 14 , pasi që vrasjet vazhduan edhe në vitin 2013 dhe 2014.

Pas vrasjesv në Friburg të S. Elshanit, përplasjet ndërmjet këtyre familjeve vazhduan në Kosovë. Më 13 tetor 2013, në qendër të qytetit të Pejës Xh. Kelmendi dhe K. Kukaj, u ekzekutuan me kallashnikov para një lokali.

Kelmendi dhe Kukaj u vranë nga një makinë në lëvizje, e cila më pas u gjet nga policia e djegur nga zjarri. Mediet në Kosovë duke cituar familjarët, ka thënë se në këtë vrasje ka gisht mafia në Kosovë, ndërsa motivi është hakmarrja.

Vrasjet ndërmjet këtyre dy familjeve nuk përfunduan me kaq.

Më 21 mars 2014, qyteti i Pejës sërish u trondit, pasi që personat në lëvizje me një veturë “xhip” gjuajtën me kallashnikov në një lokal plot me njerëz. Sërish dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Të vrarët ishin V. Kelmendi, i njohur me emrin Lara, 28 vjeç dhe F. B. (ky i fundit mund të ishte vrarë aksidentalisht). Ndërsa sipas të dhënave të policisë ishin plagosur: V. Mala (1987), B. Lajqi (1984), G. Kelmendi (1957), P. Gashi (1992), D. Berisha (1991) dhe F. Dervishi”.

V. Kelmendi ishte cak i sulmeve edhe herëve të tjera, ndërsa ishte djali i Sh. Kelmendi, i vrarë marsin e vitit të viti 2013 dhe nip i Xh. Kelmendit i vrarë më 13 tetor në qendër të qytetit të Pejës. Pas kësaj, më vrasje nuk ka pasur, por numri i të vrarë vetëm nga këto dy familje ka shkuar në 14.

Ndryshe, vrasje ndërmjet familjes Elshani nga Ozdrimi i Pejës dhe Kelmendi nga qyteti i Pejës kishin filluar viti 2000.

Personit që u vra në Friburg në maj 2013, iu kishte vrarë edhe një vëlla në vitin 2000, V. Elshani ish-ushtar i UÇK-së. Vrasja kishte ndodhur, derisa familja Elshani po kthehej nga një gjykim, ku kishte akuzuar disa persona se ia kish vendosë një bombë me teledirigjim.

Personat që kanë sulmuar familjen Elshani ishin kapur nga policia e UNMIK-ut dhe kishin treguar se janë paguar nga një familje tjetër. Personat që kishin marrë pjesë në atentat kishin qene me prejardhje nga Shqipëria. Ndërsa me vonë është konfirmuar se në këtë rast është përfshirë një familje tjetër, ajo e Sh. Kelmendit nga Peja.

Ky i fundi është vrarë në mënyrë të mistershme në Pejë, dy muaj para vrasjes së S. Elshanit në Zvicër.

Sh. Kelmendi iu kishte vrarë edhe një djalë, V. Kelmendi dhe një vajzë nga një shpërthim që kishte ndodhur afër shtëpisë së tij. Por, pavarësisht këtyre vrasjeve, asnjë nga to nuk ka marrë epilogun nga gjykata e madje asnjë person nuk është i arrestuar për këto raste.

Ndryshe, derisa ligji nuk i zgjidh çështjet, atëherë familjet përdorin Kanunin e Lekë Dukagjinit. Sipas këtij të fundit, gjaku lahet vetëm me gjak. Kjo i bie që për një person që vritet, duhet të vritet një person tjetër nga familja e gjakësorit. Edhe pse është konsideruar arkaik, ky kanun fatkeqësisht akoma aplikohet në Shqipërinë e veriut dhe në Kosovë.

Loading...