Nëntë persona janë arrestuar në Itali për shkak të trafikimit të emigrantëve nga Ballkani drejt Zvicrës dhe tregtimit me armë, ar, diamant dhe larje parash. Policia italiane ka kumtuar se ka arritur që të shpërndajë dy grupe, njëri më bazë veri të Italisë dhe e dyta ka operuar në Sicili, njofton Portalb.mk.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas i Maqedonisë, një i Shqipërisë dhe shtatë të Italisë. Edhe shtatë të tjerë të dyshuar, shumica nga shtetet ballkanike, janë në arrati.

Hetimi ka zbuluar se emigrantët kanë paguar nga 3.000 euro që të transferohen nga veriu i Italisë në Zvicër.

Dega e Sicilisë së organizatës ka trafikuar emigrantë nga Ballkani deri në Itali, duke u ofruar leje të rrejshme për punë.

Sipas komandatit të policisë në Palermo, Antonio di Stazio, të kriminelët e dyshuar kanë pasur lidhje “konkrete dhe shumë të rrezikshme” me mafian siciliane “Koza Nostra”, por edhe me grupe paramilitare nga Kosovës.

Lidhja kosovaro-sicialiane

Në mesin e të arrestuarve është edhe Fatmir Latifi, për të cilin DPA thotë se ua ka shitur armatimin grupit të Kumanovës, të cilët të njëjtin e kanë shfrytëzuar në Lagjen e Trimave të Kumanovës në vitin 2015-të. Latifi ka  qenë i përzier edhe në disa vepra të tjera të trafikimit. Mes tjerash, ai dyshohet edhe për rishitje të disa diamanteve me vlerë pre 11 milionë euro, të vjedhura në Zvicër nga disa blerës të panjohur në Bruksel. Por, e njëjta nuk ka arritur të realizohet, thotë policia italiane, përcjellë “Dojçe Vele“.

Emri i Fatmir Latifit derri më tani nuk është përmendur në opinionin në Maqedoni në kontekstin e përleshjeve të armatosura më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave të Kumanovës. Në këtë përleshje kanë humbur jetën 8 pjesëtarë të njësitit special të MPB-së së Maqedonisë “Tigra”, ndërkaq janë vrarë 14 pjesëtarë të grupit të cilët ishin vendosur në disa shtëpi të Lagjes së Trimave, pos tyre, janë plagosur së paku 40 persona.

Deri më sot, ende nuk ka përgjigje se kush qëndron pas sulmit në Kumanovë, me çfarë motive dhe kush janë porositësit e të njëjtit, njofton Portalb.mk.

Mediat italiane të cilët raportojnë për arrestimin e grupit mafioz, shkruajnë se Fatmir Latifi ka qenë i lidhur afër me grupin “UÇK-ja e Re” e Kosovës dhe mafien e Katanias. Sipas njohurive të policisë italiane, mu Latifi ua ka shitur armatimin dhe municionin pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës.

Latifi është arrestuar nga policia e Italisë përpara 7 muajve gjatë kthimit nga Kosovë, por është ndjekur që nga dhjetori i vitit 2016. Gjatë bastisjes i janë marrë telefonat celularë dhe kompjuterët nga të cilat janë konstatuar lidhjet me numër të madh të veprave ilegale me armë, por edhe lidhje në ngjarjet e Kumanovës.

Nëse dëshmohet lidhja e Latifit me Kumanovën, ajo do të hapë gjurmë të reja për të vërtetën për përleshjet e përgjakshme në vitin 2015.

Loading...