I dënuar me katër vite e gjymë burg, shtetasin maqedonas e tradhëtojnë shenjat e gishtërinjve

Rojet kufitare në Tägerwilen të Zvicrës, gajtë fundjavës kanë arrestuar një shtetas maqedonas në lidhje me tregtinë e lëndëve narkotike, i cili në vitin 2010 është dënuar me katër vite e gjysmë burg dhe prej atëherë ka qenë në kërkim. Identitetin e tij e tradhëtuan shenjat e gishtërinjve.

Të dielën rreth orës 21.00 rojet kufitare në Tägerwilen kanë ndaluar një veturë me autotargatë Gjermanisë, me dy persona. Gjatë vërtetimit të identitetit të dy shtetasve maqedonas, është dëshmuar se ndaj vozitësit ka qenë në fuqi ndalesa e tij për të vozitur në Zvicër. Përpos kësaj, për shkak të delikteve të ndryshme të dhunës, shtetasi 34-vjeçar maqedonas ka qenë në kërkim në Kantonin e Tiçinos, ndërsa ka pasur edhe ndalesë për hyrje në territorin zviceran.

Gjatë kontrollit të bashkudhëtarit 30-vjeçar, fillimisht nuk janë gjetur të dhëna kërkimi, pasi shtetasi nga Maqedonia e kishte ndryshuar emrin e tij dhe kishte nxjerrë dokumente të reja. Vetëm pas kontrollimit të shenjave të gishtërinjve, gjithçka doli në dritë, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Edhe ai ka qenë i kërkuar me fletarrest: Sipas një vendimi gjyqësor nga Thurgau, në vitin 2010 ai ka kryer delikte në fushën e tregtisë me lëndë narkotike dhe për këtë është dënuar me katër vite e gjysmë burg.

Për sqarime të mëtutjeshme, që të dy personat i janë dorëzuar policisë së Kantonit Thurgau.

Loading...