Ju që ju kanë rënë flokët, me siguri të gjithë keni menduar se ky është fundi i një koke me flokë të cilën s’do të mund ta ktheni. Mirëpo, një ilaç i ri që është zbuluar bën revolucion në rigjenerimin e flokëve, duke i rritur ato në vetëm 10 ditë.

Hulumtuesit kanë zbuluar ilaçin i cili ka bërë që tu rriten qimet minjve në vetëm tri javë. Kësisoj, ka shpresa që i njëjti ilaç të veprojë edhe në rizgjimin e qelizave në kokën e njeriut dhe në këtë mënyrë të bëjë revolucion në trajtimin e tullacllëkut.

Ilaçi funksionon duke e izoluar një familje enzimesh brenda qelizave të flokëve, të cilat shkaktojnë një gjendje pushimi në flokë dhe në mënyrë efektive pastaj arrihet që flokët të zgjohen.

Angela Christiano e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Kolumbisë ka thënë se gjetjet janë mjaftë premtuese edhe pse ende nuk është dëshmuar se mund të jetë tërësisht shërues për tullacllëkun. Ky studim është publikuar sot./Express/

Loading...