I është falur Greqisë 12 milje? Bushati rrëfen marrëveshjen e re…

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha se pala shqiptare është nisur nga disa principe në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë.

Bushati tha në studion e Klan se në lidhje me këtë çështje vijat e kuqe që nuk shkelen nga pala shqiptare janë: e drejta ndërkombëtare, vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe plotfuqia e Komisionit të ekspertëve, e cila nuk ka marrë fuqinë nga Presidenti i Republikës.

“Rezultati për palën shqiptare në marrëveshjen e re është disa herë më i mirë se ajo që jepej në 2009. Është një marrëveshje në respekt të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtën ndërkombëtare.

Marrëveshja e 2009 është bërë mbi bazën e barazlargësisë, ndërsa marrëveshja e sotme do të jetë e barazlargësisë, por e axhustuar.

Do të jetë një marrëveshje shumë më e favorshme se ajo e 2009-ës”, tha Bushati, ndërsa i është shmangur disa herë pyetjes nëse është rënë dakort për t’i falur Greqisë 12 milje, sikundër ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Loading...