Rajon-Botë

I fiksuar pas lojërave të fatit, djali shet mobiljet e shtëpisë së nënës

665727__original

Një 43-vjeçar, i fiksuar pas lojrave të fatit, nuk ka kursyer as mobiljet dhe orenditë shtëpiake të nënës së tij, të cilat i ka shitur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, ku 62-vjeçarja A.E., ka kallëzuar djalin e saj 43 vjeç I.E.

Ky i fundit i cili sipas dëshmisë së të ëmës njihej si person problematik pasi luante në lojëra fati i ka shitur të gjitha orenditë shtëpiake për të siguruar para, shkruan “Panorama”.

Kur ka parë shtëpinë e boshatisur dhe të shitura çdo objekt brenda saj të cilat i kishte siguruar me mundim, 62-vjeçarja nuk ka duruar dot dhe i është drejtuar komisariatit të policisë për ndihmë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 43-vjeçarit, ndërsa materialet lidhur me këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Time limit is exhausted. Please reload CAPTCHA.

To Top