Një grua është larguar nga shtëpia e saj në Ferizaj duke i lënë 5 fëmijët vetëm me babain e tyre, ndërsa ky i fundit thotë se ajo ka ikur me një mashkull tjetër.

Çifti ishte martuar para 17 vitesh me shkuesi dhe kanë lindur 5 fëmijë, më i madhi 16 vjeç dhe më i vogli 7.

Tashmë 33 vjeçare A.Hoxha është raportuar e zhdukur të enjten që lamë pas dhe bashkëshorti i saj Zejnullah Tërstena thotë se u largua nga shtëpia pasi ai i gjeti një telefon që e mbante fshehurazi.

Zejnullahu ka treguar për Express:

Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dalë nga shtëpia. Unë me të kam qenë i martuar që 17 vjet. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego. Ajo fshehtas meje i kishte mbajtur disa telefona me vete. Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pashë që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shoh, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se çka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dalë unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa. Ne që pesë ditë nuk e dimë nëse e ka mbytë najkush. Apo çfarë ka ndodhë me të. Nuk di se çka të them për një grua që i len 5 fëmijë dhe ikë me tjetrin.”
Ndërkohë, policia e stacionit rajonal në Ferizaj njofton se janë duke i vazhduar hetimet por deri tani nuk dihet se ku ka shkuar gruaja. Zejnullahu ka thënë se do ta pranojë përsëri në shtëpi por fillimisht duhet ti sqarojnë të gjitha gjerët.

Loading...