I japin fund martesës tre vjeçare, këngëtari i njohur
Pas tre viteve, këngëtari Korab Shaqiri duket se i ka dhënë fund martesës së tij. Magazina.al, nga burime të afërta me çiftin, ka mësuar se Korabi dhe Lulkaçela, i kanë dhënë fund martesës.

Korabi dhe bashkëshortja e tij nuk janë parë bashkë prej një kohë të gjatë, për më tepër ata as nuk flasin me njëri-tjetrin raporton burimi. Lulkaçela tani më shumë rri në Tetovë prej nga është se sa në Prishtinë, ndërsa Korabi është gjatë gjithë kohës i angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë Kosovës.

Këngëtari kosovar në fundajavë ka publikuar këngën e re “Dashuri e këputur”, e cila mendohet se ka ardhur si rezultat i ndarjes së tyre. Për momentin asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lodhje me ndarjen.

Kujtojmë se Korabi dhe Lulkaçela u martuan në vitin 2015, ndërsa në shkurt të vitit 2017 çifti u bënë prindër të një djali, me emrin Alt./opinion

Loading...