Maqedoni

I mituri nga Shkupi shëtitet me pistoletë, kapet nga policia në autobus

pistolet

Nëpunësit policorë mbrëmë rreth orës 19 në bulevardin “Kërste Misirkov”, para poliklinikës Bit Pazar, kanë kryer kontroll në autobusin i cili ka qarkulluar në relacionin Qendra Transportuese-Bit Pazar.

“Gjatë kontrollit te një 15 vjeçar nga Shkupi është gjetur një pistoletë e markës “EKOL” me kalibër 9 milimetra dhe një karikator për pistoletë pa municion” kumtoi sot MPB.

I mituri është arrestuar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

To Top