I nxehti afrikan detyron turistët të “emigrojnë” në zonat e freskëta

Plazha

Shqipëria, ashtu si dhe mbarë rajoni është përfshirë nga një i nxehtë afrikan, megjithëse kjo mohohet nga specialistët e Departamentit të Klimës dhe Mjedisit në Shqipëri, të cilët insistojnë se temperaturat janë tipike verore.

Vapa përvëluese që arrin në 40 gradë ka përfshirë edhe bregdetin e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit dhe Jugut të Shqipërisë. Temperaturat e larta në këto zona bregdetare të Shqipërisë kanë ndikuar në “emigrimin” e përkohshëm të mjaft pushuesve drejt rajoneve të freskëta në zonat malore dhe në juglindje, si në Pogradec, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hotelet e këtij qyteti në fundjavën që sapo lamë pas kanë qenë plotësisht të zëna me pushues nga Tirana, Durrësi dhe Elbasani, të cilët kanë preferuar freskinë e liqenit për pushimet e tyre. Temperaturat malore dhe mikpritja e banorëve të qytetit buzë liqenit e kanë bërë prej kohësh Pogradecin një nga pikat e preferuara të pushimeve verore për qindra familjarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Loading...