I nxehti rrit urinë e parazitëve duke rrezikuar ndjeshëm prodhimin bujqësor

Temperatura e planetit rrezikon të dëmtojë ndjeshëm prodhimin bujqësor dhe të ulë prodhimin e kulturave themeltare si gruri, orizi dhe misri.

Në fakt, rritja e temperaturave botërore po i bën parazitët gjithnjë e më të uritur dhe të shumtë në numër, sa që përllogaritet një humbje në nivel botëror të të korrurave me 25% për çdo gradë më shumë të ngrohjes globale të sipërfaqes, mbi të gjitha në zonat me klimë të butë.

Ky parashikim është bërë nga studiuesit e Universitetit të Uashingtonit, të drejtuar nga Curtis Deutsch që në rrevistën “Science” ka publikuar një model të kultivimeve, ku janë marrë parasysh përgjigja biologjike ndaj klimës që kanë lloje të ndryshme insektesh, përfshirë edhe parazitët, duke marrë parasysh skenarë të ndryshëm të ngrohjes.

Në këtë mënyrë është përllogaritur se humbjet botërore të korrjeve për kulturat kryesore do të rriten me 10 deri në 25% për çdo gradë të ngrohjes globale të sipërfaqes, ku më shumë do të preken zonat bujqësore me prodhimin më të lartë në planet, si SHBA-ja, Franca dhe Kina.

Loading...