I suksesshëm në planin ndërkombëtar është treguar një 22 vjeçar nga Gjilani. Ai arriti të punësohet në Facebook pasi gjeti defekte të sigurisë në këtë rrjet social. Tani Leonard Abdullahu është përgjegjës për llogaritë e përdoruesve nga Kosova.

“Çdo kosovarë që e ka një problem me llogari edhe ka bërë një kërkesë përmes formave të Facebook-ut, unë e kapi atë në sistem administrativ që e kam dhe merrem me zgjidhjen e atij rasti”, ka thënë Abdullahu.

E veçanta e 22 vjeçarit nga Gjilanit është se ai arriti të punësohet në Facebook, pa ndonjë shkollim të veçantë që ka të bëjë me IT./gazetaexpress.com

Loading...