I vihet flaka dy veturave në Shkup

Një qytetare nga Shkupi M.M. në mesnatë në polici ka raportuar se në rrugën Aleksa Deminievski u është vënë flaka dy veturave.

Bëhet fjalë për veturën Audi me targa regjistrimi të Shkupit, pronë e V.P. nga Shkupi dhe vetura Mazda poashtu nga Shkupi, pronë e G.G. nga Shkupi. Të dy veturat e parkuara u dogjën tërësisht.

Loading...