Ibra, i bashkohet Milanit pas Superkupës?

 

Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të lirohet nga obligimet ndaj Paris Saint-Germainit pas Superkupës së Francës – raportojnë mediat e atjeshme.

Milani është i interesuar që ta kthejë sulmuesin që u largua në vitin 2012, ndërsa kjo mund të ndodhë pas datës 1 gusht.

Sipas njoftimeve, suedezi është pajtuar që të luajë në ndeshjen e Superkupës që zhvillohet në Montreal më 1 gusht dhe pastaj do të lejohet largimi i tij.

Rossonerët kanë gati kontratën trevjeçare për Ibran, i cili do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon.

Bëhet e ditur se futbollisti tashmë e ka pranuar ofertën e Milanit dhe pritet vetëm vendimi i PSG-së. /Telegrafi/

Loading...