Ilir Ibrahimi parashikon një fitore të demokratëve në zgjedhjet e SHBA-së.

Analisti Ilir Ibrahimi ka thënë se administrata e Donald Trumpit i merr kreditet e rritjes ekonomike, pavarësisht se politikat për këtë rritje i kishte projektuar Barack Obama.

“Padyshim se kreditët për rritjen ekonomike do t’i merr z.Trump. Rritja ekonomike është ndër më të mëdhatë në vitet e fundit. Nuk ka papunësi në Amerikë, shifrat deri në 4% janë pothuajse të papërfillshme”.

Ibrahimi duke folur në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Trump po luan me populizmin duke kërkuar ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me emigrantët.

“Trump  kishte vepruar njëjtë me prezantimin e politikave për emigrantët edhe në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016”.

Analisti ka thënë se pritet që demokratët të kenë një fitore në këto zgjedhje dhe tendenca tashmë mund të parashikohet.

“Demokratët do të kenë një marrje të Kongresit gjithsesi, por mendoj se rezultatet do të jenë më të thella”, deklaroi Ilir Ibrahimi./Telegrafi/

Loading...