Ibrahimi: Edukimi parashkollor i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijëve

Edukimi cilësor në periudhën e zhvillimit të hershëm të fëmijëve tek fëmijët mbi zhvillim të mendimit kritik, vetëbesimit, aftësimit për ballafaqim me problemet dhe kapacitetet për vendosje të relacioneve me personat e tjerë nga mjedisi, për këtë arsye nevojitet rritje e kapaciteteve për përkujdesjen e fëmijëve nga mosha parashkollore, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi në konferencën kushtuar situatës në edukimin parashkollor.

Shtoi se familja është mjedisi themelor në të cilin duhet të sigurohen kushte optimale për rritje të drejtë dhe zhvillim të fëmijës, por, tha, kjo duhet të plotësohet me edukim cilësor për zhvillim të drejtë të hershëm të fëmijëve.

“Pikërisht për këtë, në vitet e fundit i kushtuam kujdes të madh hapjes së institucioneve të reja për kujdessjen dhe edukimin e fëmijëve. Nevoja për kopshte të reja u rrit me procesin e uljes së papunësisë. dhe kështu gjithnjë e më shumë familje ku të dy prindërit janë të punësuar kanë edhe nevojë fëmijën ta lënë për kujdesje në kopsht. Por kapaciteti i këtyre institucioneve është i kufizuar si rezultatet lënies pas dore me dekada të ndërtimit  të objekteve të tilla. Praktikisht kishim stagnim dekadash në këtë plan, si në vitet e 90-ta, ashtu edhe në vitet e para nga dekada e kaluar. Pothuajse të gjitha kopshtet deri në vitin 2006 ishin ndërtuar në kohën e ish Jugosllavisë dhe të njëjtat funksionojnë në pajtim me aktet ligjore dhe nënligjore nga kjo periudhë”, tha Ibrahimi.

Për këto shkaqe, siç theksoi, Qeveria e Republikës së Maqedonisë tërësisht t’i përkushtohet zhvillimit të hershëm cilësor të fëmijëve, ndërsa MPPS si kompetente filloi me reformë të madhe në këtë sferë, orientuar drejt sigurimit të qasjes universale të zhvillimit cilësor të hershëm fëmijëror për të gjithë fëmijët në vend.

Si rezultat i angazhimeve qeveritare, shtoi , vetëm në tetë vitet e fundit janë hapur 13 institucione komunale – kopshte për fëmijë, katër institucione publike – qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve, 22 objekte të kopshteve për fëmijë, 24 objekte për qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe 23 grupe në kushte të tjera hapësinore të cilat punojnë si kopshte dhe e kanë funksionin e njëjtë.

Në konferencën me temë “Gjendja aktuale në edukimin parashkollor dhe arsim, si dhe prioritetet e strategjisë së re gjithëpërfshirëse në arsim” mbajti fjalim edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu.

“Personalisht unë besoj se arsimi parashkollor dhe të ofruarit e një mjedisi inkurajues për popullatën më të re janë mënyrë për të përforcuar kohezionin social dhe për të kontribuar ndaj një shoqërie sa më konkurruese të bazuar në dije”, theksoi Lutfiu.

Ministri Lutfiu mes tjerash theksoi se vitet e ardhshme do të jenë të plotësuara me aktivitete që kanë për qëllim për të arritur prioritetet dhe rezultatet e pritura të parashikuara në Strategjinë gjithëpërfshirëse në arsim gjatë periudhës 2017-2020, si: përmirësimi i përmbajtjes, kushtet për mësim dhe cilësia në realizimin e arsimit parashkollor, rritja e përfshirjes së fëmijëve dhe përmirësimi i inkluzivitetit në arsimin parashkollor, përmirësimi i kapaciteteve të resurseve njerëzore në institucionet parashkollore, përmirësimi i legjislacionit, organizimit dhe menaxhimit me arsimin parashkollor si dhe përforcimin e bashkëpunimit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Bashkimit Evropian do të vazhdojnë të investojnë në avancimin e mëtutjeshëm të sistemit arsimor dhe mbrojtjen sociale të qytetarëve në kuadër të perspektivës financiare të IPA 2. Për periudhën e ardhshme fokusi është vendosur në aktivitetet për avancimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin e reformave të qëndrueshme sektoriale pastaj për përforcimin e sistemit për arsim dhe trajnim, promovimin dhe zhvillimin e shkathtësive, punësimi dhe kushtet e punës si dhe mbrojtja sociale, inkluzivitet social dhe pjesëmarrja e barabartë në tregun e punës dhe në shoqëri”, përfundoi Lutfiu.

Loading...