Ibrahimi: ‘’Kriminelët gjenden në Parlament’’ (Video)

Deputeti nga rradhët e PDSH-së Orhan Ibrahimi mendon se kriminelët nuk gjenden në rrugë por në Parlamentin e Maqedonisë. Në një fjalim drejtuar në seancë të parlamentit thotë se kriminelët nga të gjitha partitë politike janë mbledhur në një vend.

Këto vlerësime ai i bëri në foltoren e parlamentit ku kërkoi që ligji për amnesti të përfshijë edhe të burgosurit shqiptarë. Ibrahimi nuk saktësoi se në këtë grup të kriminelëve a përfshihet edhe kryeministri Nikolla Gruevski apo ka frikë të përmend atë!?

‘’Këtu nuk përfshihen kategori më të prekura e ato kategori janë të dënuar politik, për ta kuptuar më saktësisht situatën se si mundohen dhe si procesohen janë dy prej dhjetë rasteve sic është rasti i Agim Veliut i Komandant Çakallës dhe shumë raste të tjera, rasti i Sopotit rast klasik i montuar. Janë dënuar me disa dhjetra burg shumë të pafajshëm, tash të gjithë e dinë se ata janë të pafajshëm, e pushteti gjyqësor nuk i ka shpallur të tillë, rasti tjetër është i Rexhail Ismailit që pushteti e ka dënuar me burg, familjarët e tyre kanë nënshkruar që të nxiren, kur ka ndodh vrasja ky akt i keq i vrasjes është incizuar me kamera të sigurisë’’, shprehet më tej në këtë video inçizim Ibrahimi.

Loading...