Maqedoni

Ibrahimi: Nuk bashkëpunojmë me VMRO-DPMNE-në pa u larguar Gruevski (Video)

Screenshot_20170619-192340

Deputeti dhe anëtari i Kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi, në një intervistë për portalin A1On thotë se kryeministri Zoran Zaev është i shantazhuar prej BDI-së, që Besa të mos jetë pjesë e qeverisë. Sipas tij, LSDM është e shantazhuar edhe gjatë zgjedhjes së kryesisë së kuvendit që Besa të mos ketë nënkryetar. Lidhur me zgjedhjet lokale Ibrahimi shprehet se pret që Lëvizja Besa të del fituese në komunat më të mëdha shqiptare. Ai thekson se Lëvizja Besa ka qenë e sinqertë në bashkëpunimimin me shumicën e re parlamentare, por se LSDM nuk po tregohet e sinqertë në këtë drejtim. Sidoqoftë përjashton çdo mundësi për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në deri sa nuk largohet Gruevski, transmeton Gazeta Lajm. Duke folur për Ridefinimin, Ibrahimi tha se kjo platformë mes tjerash parasheh se ministra të dyshuar për korrupsion nuk mund të zgjedhen sërish ministra, duke dëshmuar se Ridefinimi është në interes të gjithë qytetarëve në Maqedoni.

To Top