Më nuk është fshehtësi se Shkëndija është skuadra më e mirë e momentit, bindshëm i prinë tabelës, luan futboll atraktiv dhe për këtë “gisht” kanë dyshja Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi. Këta të dy bashkë, deri në këtë pjesë të kampionatit, kanë shënuar 33 gola. Hasani 18 dhe Ibraimi 15 gola, duke kryesuar edhe renditjen e golashënuesve. Ata janë tandem i gjashtë më i mirë në Europë.

“Tandemët më të mirë se ai janë vetëm ai i PSG-së Neymar dhe Cavani (42 gola),  I Barcelonës Messi e Suarez  (37), i Cityt Aguero-Sterling (36), Peshic-Pavkov (C.Zvezda me 35) dhe Salah e Firminho të Liverpoolit me  34 gola”, shkruan “sport.com.mk”

Kur jemi tek kjo dyshe e Shkëndijës të themi se Hasani e Ibraimi kanë të shënuar pothuajse sa ekipi I Vardarit bashkë. Ata kanë realizuar 33 gola, kurse Vardari 36 gola./lajm

Loading...