Ibraimi e çon Shkëndijën në finale të kupës (Video)

Shkëndija do të luaj, për herë të tretë, në finale të kupës së Maqedonisë, pasi në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale mposhti Renovën me rezultat 2-0, të mërkurën pasdite në Tetovë. Rezultati i përgjithshëm është 3-1. Të dy golat për kuqezinjtë i shënoi Besart Ibraimi në minutën e 49-t nga gjuajtja e lirë dhe nga penalltia në të 61-ën. Finalja do të luhet në muajin maj.

Loading...