Ibraimi: Salzburgu është favoritë, por ne shpresojmë në rezultat të mirë

Skuadra e Shkëndijës nga mbrëmë është akomuduar në “Imlauer Hotel Pitter Salzburg”, ndërsa gjatë ditës së sotme pas konferencës për shtyp në orën 19:00  zhvillohet seanca  stërvitore në Red Bull Arena.

Sipas informatave nga klubi i futbollit Shkëndija, atmosfera në ekip,  para ndeshjes  së nesërme  është në nivelin e duhur.
Besart Ibraimi, i cili me 5 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë në katër ndeshjet e para eliminatore të Champions Ligës, theksoi se austriakët janë favorit, por me angazhim maksimal mund të nxjerrim rezultat pozitiv.
“Normalisht që Salzburgu është favoritë, është ekip kualitaiv, por ne shpresojmë që të japim më të mirën dhe tash të shohim dhe t’ia lëmë kohës se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Besart Ibraimi, futbollist i Shkëndijës.

 

Më pas Ibraimi tha se detyra e tij dhe bashkëlojtarëve të vetë është që të japin më të mirën e mundshme dhe se ishin të kënaqur edhe me barazim.
“Po, çdoherë mundohem të japi më të mirën. Në këtë ndeshje qëllimi jonë është të kemi rezultat pozitiv, që në Shkup të jemi në lojë. Po normalisht nëse shënojmë do jetë një rezultat shumë i mirë dhe mos të humbim”, tha ai.

Ndeshja Salzburg – Shkëndija luhet nesër në Red Bull Arena me fillim në orën 19:00. /tvart-tetovë

Loading...