Sulmuesi Besart Ibraimi ka deklaruar se do të bëjnë cmos që ta befasojnë Rosenborgun, në ndeshjen e kthimit të fazës së play-off për në Ligën e Europës.

“Për herë të tretë jemi pjesë e play-off-it, që është sukses i madh për ne, asnjë klub më parë nuk ka luajtur. Kemi dëshir që më në fund ta kalojmë edhe këtë raund, të hyjmë në fazën e grupeve dhe të shkruajmë historinë për klubin  tonë. Një është e sigurt se do të japim maksimumin që të jemi të pastër para vetës. Gjithsesi se dëshiroj të shënoj gol, por me rëndësi është që ekipi të shkruaj histotinë”, tha sulmuesi Besart Ibraimi, i cili ka shënuar pesë gola në kualifikimet e Ligës së kampionëve.

Ndeshja Shkëndija-Rosenborg do të luhet të enjten në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 20:15 minuta.

Loading...