Ibraimi:Respektojmë Rabotnickin, por qëllimi ynë është fitorja

Besart Ibraimi ka deklaruar se pushimi në kampionat, pas ndeshjeve europiane, ka qenë i mirëserardhur për të dhe bashkëlojtarët e tij. Ai thotë se respektojnë Rabotnickin, por qëllimi i tyre është fitorja.

“Në skuadër mbizotëron atmosferë shumë e mirë dhe realisht na bëri mirë pushimi që kishim në kampionat, pas gjithë atyre ndeshjeve europiane dhe orarit të ngjeshur që kishim edhe në skenën vendore. Tani na pret përballje me skuadrën e Rabotniçkit për të cilët kemi respekt, mirëpo kur të fillojë ndeshja secili hyn me llogaritë e veta. Ne luajmë para publikut tonë, shpresoj të kemi përkrahje e cila do të na lehtësojë arritjen e qëllimit në këtë ndeshje e që është fitorja”, shprehet për Lajm, sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Besart Ibraimi.

Ndeshjet, java e pestë
E diel, ora 15:30

Pobeda – Renova
Vardar-Shkupi
Shkëndija-Rabotnicki
A.Pandev-Sileks
Makedonija GJP-Bellasica

Renditja:
1.Rabotnicki            9
2.A.Pandev              9
3.Shkëndija             8
4.Vardar                  8
5.Sileks                    5
6.Pobeda                 5
7.Renova                 4
8.Makedionija GJP 2
9.Shkupi                  2
10. Bellasica            1

 

 

Loading...