“Daily Express” në Angli dhe “Diariogol” në Spanjë, njëri thërret dhe tjetri përgjigjet, duke e bërë qimen tra! Në këtë mënyrë del një “mashtrim i madh”, sipas asaj që bëjnë të ditur përfaqësuesit e Maurito Icardi. Pra, nuk ka asgjë të vërtetë në lajmin se qendërsulmuesi argjentinas ka kryer vizitat mjekësore te Real Madrid…

Por e vërteta e madhe është ajo që ka shkruar prej disa muajsh shtypi italian, Icardi pëlqehet shumë nga presidenti i Madridit, Florentino Perez, por argjentinasi dëshiron ta vazhdojë karrierën te Inter. Kësisoj pa lojëra fjalësh përfaqësuesit e Icardi i përgjigjen në këtë mënyrë artikullit të “Daily Express”: “Eshtë i gjithi një mashtrim i madh”.

Loading...