Icardi udhëheq Inter, Lazio luan “tenis”!!! (Video)

Inter ka fituar 3-0 ndaj Verona në “San Siro” duke mbrojtur vendin e katërt në Serie A, që garanton praninë në Champions League sezonin e ardhshëm. Zikaltërit kanë një pikë më shumë se Lazio e vendit të pestë, që fitoi 6-2 ndaj Benevento në “Olimpico” dhe dy pikë më pak se Roma e vendit të tretë, që nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Bologna, në mesditë.

Mauro Icardi shënoi golin e parë për Inter, ende pa u mbushur një minutë lojë. Kapiteni argjentinas shënoi edhe golin e tretë, ndërsa të dytin e realizoi Ivan Perisic. Icardi ka shënuar 24 gola në këtë edicion të Serie A, ku është i dyti në renditjen e golashënuesve me një gol më pak se Ciro Immobile, i cili shënoi dy nga gjashtë golat e Lazio në fitoren me përmbysje ndaj Benevento, që e mbylli ndeshjen me dhjetë futbollistë.

Në ndeshjet e tjera të luajtura në pasditen e Serie A, Fiorentina dhe Atalanta fituan 2-0 në fushën e tyre përkatësisht ndaj Crotone dhe Udineze. Torino triumfoi në transfertë, 4-0 në Cagliari, ndërsa në barazim 1-1 u mbyll Genoa-SPAL. Në mbrëmje (ora 20:45) luhet ndeshja e fundit e javës së 30-të, “supersfida” Juventus-Milan…

Ja dygolëshat e “bomberave” të Serie A, Icardi e Immobile…

Standings provided by Sofascore LiveScore
Loading...