Kosovë-Shqipëri

Ideatroja e vjedhjes së kasafortës me vlerë 100 mijë euro, kush është pastruesja “skiftere”

pastruese

Vetëm pak ditë më parë në një hotel në rrugën e Dibrës u krye një grabitje ku u mor një kasafortë e cila përmbante sende me vlerë si ora e bizhuteri floririqë kapnin shumën e 100 mijë eurove.

Autorët e krimit e morën kasafortën dhe e futën në një çantë. Pasi e zbrazën, e kthyen sërish në vendin e saj, për të mos rënë në sy.

Policia e Tiranës arriti t’i arrestonte brenda 24 orësh nga momenti i ngjarjes autorëtdhe i ktheu hotelit sendet e vjedhura. Në fotot e botuara nga Panorama, paraqiten dy zbatuesit e krimit, të cilët janë të arrestuar tanimë.

Pas hetimeve, u vu re se të gjitha lëvizjet ishin të planifikuara deri në detaje. Rajmonda Bruçi, e motra e Eduart Ngotës, ideoi gjithë planin.

Ajo ishte në dijeni të objekteve me vlerë dhe parave që ndodheshin në kasafortë, pasi punonte pastruese në hotelin e vjedhur. Vëllai i saj banon në Itali dhe nuk erdhi në vend për disa ditë pushime.

Nuk dihet nëse diskutimet për realizimin e planit janë bërë përpara ardhjes apo pas, shkruan BW.

Vetë Rajmonda zgjodhi të mos përfshihet drejtpërdrejt në krim. Ditën kur dy autorëtjanë akomoduar në hotel, Bruçi vendosi të bënte pushim. Në të njëjtën ditë, 36-vjeçarja u largua nga Shqipëria.

Sipas sistemit TIMS, ajo u largua nga vendi më datë 15 gusht dhe nuk kishte arsye për t’u ndaluar, pasi krimi s’kishte ndodhur ende. Pas zbulimit të ngjarjes ishte shumë vonë, pasi ajo kishte mbërritur në destinacion.

Bruçi është shpallur në kërkim dhe pritet të nisin procedurat për ndalimin e saj në Itali dhe deportimin në vend.

Policia sekuestroi nga të arrestuarit 9,500 euro, dy orë Rolex, një orë Jaeger Lecoultre, tre byrzylykë floriri, një varëse floriri dhe një automjet të tipit Fiat.

To Top