Iftari është rit religjioz dhe ai organizohet për besimtarët, të cilët besojnë në Fjalën Hyjnore dhe që besojnë se nuk janë të hedhur në planet kot, porse ekziston një fuqi e mbinatyrshme, që ata e quajnë Zot, e që i ka sjellë në këtë botë për një synim të lartë – të kujdesen për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e jetës së Tokës.
Ideja e LGBT-së është, në thelb, areligjioze, madje antireligjioze, sepse nuk e pranon vullnetin hyjnor të përcaktimit të gjinisë, porse këtë të drejtë ia njeh vetëm racios së njeriut.
Dhe, të organizojë një rit religjioz një komunitet i tillë, kjo përbën përbuzje të religjionit, mungesë sensi për seriozitetin e religjionit ose, me fjalë të tjera, tallje.
Vërtet, në emër të lirisë së njeriut, askujt nuk guxojmë t’ia ndalojmë të bëjë çfarë të dojë me veten e tij dhe të besojë në çka të dojë, por është ofendim edhe kur dikush përdor, për përfitime të veta, diçka që për dikë është e shenjtë./Zeqirija Ibrahimi

Loading...