Ideja e re e UEFA-s, VAR në Champions duke filluar nga çerekfinalet

Video Assistant Referee, ose siç njihet nga të gjithë tashmë me shkurtimin VAR, mund të implementohet në Champions League këtë sezon duke filluar nga faza e çerekfinaleve.

ItaSportPress citon një raport të marrë nga The Times, e cila thekson se drejtuesit e UEFA-s janë impresionuar nga mënyra se si VAR ka përmirësuar nivelin e arbitrimit gjatë Kupës së Botës në Rusi.

UEFA are considering using VAR from the quarter-finals of the Champions League onwards

Megjithëse shefi i UEFA-s Aleksandar Ceferin më parë ka përjashtuar përdorimin e VAR në Champions, trupi qeverisës do të konsiderojë seriozisht adaptimin e tij në tre fazat e fundit të kompeticionit.

Vendimi thuhet të merret në fund të shtatorit, me një takim që do të mbahet javën tjetër.

Loading...