Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka zbuluar identitetin e personit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në pusetë “Sonçev Grad” në afërsi të fshatit Sopishte.

“Në lidhje me ngjarjen e publikuar më 7 nëntor vitin e kaluar, për gjetjen e një trupi të pajetë në një pusetë në “Sonçev Grad”, pas hetimeve dhe autopsisë, është konstatuar se bëhet fjalë për personin Z.P (58) nga Shkupi, i cili më herët u shpall i humbur”, thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Sipas rezultateve përfundimtare, është konstatuar se në trup nuk ka pasur shenja dhune.
Loading...