IFIMES realizon anketë për referendumin në Maqedoni, 63.3 për qind e qytetarëve do të votojnë “pro”

Gjithsej 63.6 për qind e qytetarëve të Maqedonisë do të marrin pjesë në referendumin e ardhshëm, ndërsa 67.3 për qind janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së Prespës, tregon hulumtimi i mendimit publik që e zbatoi Instituti Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Afërt (IFIMES) nga Lubjana.

Sipas anketës së realizuar nga data 1 deri më 10 shtator të këtij viti me 1.218 qytetarë në të gjitha gjashtë njësitë zgjedhore, në referendum nuk do të dalin 17.4 për qind e qytetarëve, përderisa 16.4 për qind nuk janë për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga të anketuarit, 86.7 për qind konsiderojnë se qytetarët e Maqedonisë pavarësisht dallimeve etnike dhe politike, duhet të tregojnë unitet kur është në pyetje anëtarësimi me të drejtë të plotë në BE dhe NATO, derisa 79.8 për qind mendojnë se integrimi euroatlantik është orientim i drejtë strategjik i shtetit./Telegrafi/

Anketën e plotë të realizuar nga IFIMES, mund ta lexoni këtu.

Loading...