APEL

Përfaqësuesve të partive politike shqiptare, deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave, organizatave joqeveritare, intelektualëve, veprimtarëve të çështjes shqiptare dhe mediave. Zonja e zotërinj, Siç jeni të informuar, në 30 shtator 2018 mbahet referendumi per tu prononcu ne pyetjen “Nese jeni per antaresim ne BE dhe NATO me pranimin e marreveshjes mes Republikes se Maqedonise dhe Republikes se Greqise ?”, ndryshimin e emrit të shtetit dhe domosdoshmërinë integrim të vendit tonë në NATO dhe BE. Pavarësisht nga rëndësia jetike dhe pesha historike që ka kjo çështje, organizimi i referendumit dhe ndryshimi i kushtetutës, aktit themeltar të shtetit, qytetarët shqiptarë në Maqedoni janë të ndarë në mendime, me qëndrime të ndryshme, pro dhe kundër referendumit, të paorganizuar në nivelin e duhur siç kërkon kjo çështje, pa qëndrim unik të subjekteve politike, subjekteve jopolitike, bashkësisë akademike dhe inteligjencies shqiptare. Dhe, që të jemi të gjithë në një mendje, IGFM-Maqedoni (Këshilli Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut) ka marrë iniciativë që më 18 gusht 2018 (e shtunë), me fillim në orën 11:00, në restorantin „Bushi“ në Shkup, të organizojë takim konsultues, ku do te diskutohet kjo çështje dhe do të merren qëndrime të përbashkëta në lidhje me referendumin e ardhshëm dhe ndryshimet kushtetuese. „Një mendje – hiç mendje, disa mendje – një mendje!“, thotë fjala e urtë popullore; prandej, le të bëhemi me një mendje e një qëndrim, për çështjet në interes të përgjithshëm, pa dallime sipas përkatësisë partiake, interesave dhe bindjeve të tjera. Bashkimi bën fuqinë, prandej, le të bashkohemi edhe kësaj radhe për të sotmen dhe të ardhmen tonë! Në emër të IGFM-Maqedoni Kryetari- Mr. Dr. Adil Mustafa (d.v)

Loading...