Ju njoftojmë se, më 28 korrik 2018 (e shtunë), me fillim në orën 11:00, në restoranin BUSHI në Shkup, Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM- Seksioni për Maqedoni ) do të mbajë Kuvendin e parë, me kryesi të re të sapozgjedhur.
Siç jeni informuar më parë, në 24 maj 2018, z. Idriz Sinani, ish kryetar dhe z. Branislav Sinadinovski ish sekretar, dhanë dorëheqje për shkaqe shëndetësore, ku dhe z. Idriz Sinani u shpall kryetar nderi. Për këtë arsye u zhvilluan zgjedhjet e reja për drejtues të këtij Forumi, ku me vota të fshehta u zgjodh kryesia e re, me kryetar Mr.Dr. Adil Mustafa, nënkryetar Prof.Remzi Shemsedini dhe sekretar Dr.Orhan Rexhepi. Prandaj, i ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizuesit të marrin pjesë në punimet e Kuvendit të parë të IGFM -Seksioni për Maqedoni, i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, me seli në Bon të Gjermanisë.

Loading...