Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, e ka quajtur më shumë se skandaloz referimin në humbjen e Lazios 3-1 ndaj Torinos të hënën mbrëma.

“Jemi dëmtuar qartazi dhe kërkojmë respekt”, ka thënë shqiptari Tare, transmeton Express.

Pika kthyese në këtë lojë ishte pak para përfundimit të pjesës së parë, kur prekja me dorë e topit nga Iago Falque brenda zonës së 16 meterisht nuk u ndëshkua, dhe pak momente më pas Ciro Immobile u ndëshkua me karton të kuq – pas shikimit të pamjeve të përsëritura nga gjyqtari në VAR – sepse e lëvizi kokën drejt Nocilas Burdissos, në atë që konsiderohej si tentim për ta goditur me kokë.

“Ne kemi mbërritur këtu pa vjedhur, duke luajtur futboll të mirë dhe me një skuadër që e ka merituar çdo pikë të fituar.

Duam ta kemi në kontroll fatin tonë e jo dikush që ka marrë pushtet ta ndryshojë ndeshjen kaq shumë. Sonte ishte skandal, në fakt më shumë se skandal”, ka thënë Tare për Sky Sport Italia.

 

Loading...