Igli Zarka: Kur Dino më besoi rolin e Alan Strang, jeta ime ndryshoi

Igli Zarka është një aktor i ri tiranas dhe roli i Alan Strang në shfaqjen “Equus”, me regji të Dino Mustafic, vlerësohet të jetë roli i tij profesional. Dhe pikërisht ky rol bëri që krejt mediet të kthejnë kokën nga ky aktor, i cili do të mbahet në mend në audiencën tiranase, për faktin se është aktori i parë që në Teatrin Kombëtar të Tiranës ka dalë i zhveshur. Ai për KultPlus ka rrëfyer se nuditeti nuk është thelbi i shfaqjes , dhe sipas tij, ai nuk kërkoi famë për këtë fakt, por bëri detyrën e tij në realizim të karakterit. Ndërkohë, për rolin që i ndau Mustafic, ai ka thënë se është një rol që i ktheu vetëbesimin.

KultPlus: “Equus”, është shfaqja e cila së fundi ka pas premierën në Teatrin Kombëtar të Tiranës, dhe kasta e aktorëve ka qenë shumë e fuqishme për tu përballuar, mirëpo, doli që ju, edhe pse më i ri në moshë, të merrni vëmendjen e audiencës, por edhe të medieve, si jeni duke e përjetuar këtë famë?
Igli Zarka:
Për mua “Famë” është fjalë e madhe . Jam i lumtur që shfaqja është pritur shumë mirë nga publiku dhe mediet por nuk jam i mësuar të përballoj diçka të tillë …

KultPlus: Keni luajtur në rolin e Alan Strang, përgjatë këtyre ditëve, sa jeni duke ia dalë që të dalloni Igli Zarkën nga vetë Alan Strang?
Igli Zarka:
Kësaj pyetje mund ti kthej përgjigje vetëm kur “Equus” të përfundojë reprizat .

KultPlus: Thuhet se rolet dinë të marrin me vete për një kohë të gjatë, sa do ta mbash për zemër rolin e Alan Strang?
Igli Zarka:
Për mua është roli i parë si profesionist. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë.

KultPlus: Flasim pikërisht për zhurmën që solli kjo shfaqje, ju u paraqitët nudo përgjatë kësaj shfaqje, dhe konsiderohet të jetë hera e parë në Teatrin Kombëtar të Tiranës të jetë zhveshur ndonjë aktor nudo, thyet një tabu besoj?
Igli Zarka:
Nuditeti nuk ishte qëllim në vetvete i kësaj shfaqjeje as thyerja e tabuve …

KultPlus: Po ju, u zhveshët pikërisht për këtë famë, apo mendoni se pikërisht kjo zhveshje ka plotësuar rolin tuaj, pa të cilën, do të dukej ndoshta më i zbrazët?
KultPlus:
Në fakt vetë autori Peter Shaffer, personazhit të Alan i ka vënë në gojë batutën : I HEQ TE GJITHA … Unë nuk kërkova fame . Detyra ime është të realizoj qëllimet që karakteri ka.

KultPlus: Shfaqja sapo ka filluar të prezantohet në Tiranë, edhe pse është jashtë kompetencave të juaja, jeni në dijeni se kjo shfaqje do të udhëtojë edhe jashtë Tiranës?
Igli Zarka:
Shpresoj … po.

KultPlus: Mirela Kumbaro, ministrja e Kulturës e quajti si një shfaqje të vitit, sikurse që pat mbështetje edhe nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, sa të gëzon ky fakt kur sheh një përkrahje edhe nga liderët?
Igli Zarka:
Ndihem i nderuar , i vlerësuar si njeri dhe si artist … Znj.Mirela Kumbaro dhe Z. Erion Veliaj janë dy njerëz fantastik që e duan dhe vlerësojne artin . Përkrahja e tyre është esenciale . Askush nuk mund t’ia dalë i vetëm .

KultPlus: Ju në një rast e quajtët si rol të karrierës, sa do të doje që të punoje më shpesh shfaqje të tilla që të mbushin shpirtin?
Igli Zarka:
Kush nuk do të donte të luante role të tilla ! Unë jam shumë me fat që Dino Mustafic besoi tek mua …

KultPlus: Dhe për fund, ky ishte një shans që talentin tuaj ta shoh edhe regjisori boshnjak Dino Mustafic, a e vlerësoni si një dritë në fund të tunelit për mundësi të bashkëpunimit edhe në nivel të rajonit?
Igli Zarka:
Dino Mustafic më riktheu besimin në art , besimin në vete . Gjatë bashkëpunimit tonë, ai në çdo hap më nxiste që të shkoja më thellë drejt karakterit të Alanit dhe mund të them se e bënte me shumë finesë, ndaj dhe përshtatja ime me karakterin erdhi në mënyrë shumë të natyrshme .. Kur Dino më besoi rolin e Alan Strang, jeta ime ndryshoi …/KultPlus.com

Loading...