Igor Aleksovski forcon portën e FC Shkupi

Skuadra e FC Shkupit vazhdon më afrimin e lojtarëve të rinj, në prag të sezonit të ri në Ligën e Parë Futbollistike edhe garës në Liga Evropa. Pas firmosjes me Muarem Muarem, Amir Bilalin dhe Artan Veliun, anëtar më i ri në familjen e FC Shkupit është portieri Igor Aleksovski. Portieri 23 vjeçar vjen nga skuadra e Vardarit, ku ishte pjesë e “kuqezinjve” në dy vitet e fundit, ndërsa më parë ishte pjesë e skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrov, ku kaloi të gjitha kategoritë, për të arritur edhe deri te ajo seniore.
“Vërtet ndjehem mirë që jam pjesë e këtij klubi. Ajo që më detyroi të bëhem pjesë e kësaj skuadre ishte fakti që nga momenti kur kemi biseduar me kryesinë, më treguan se kanë projekt të ri dhe disa qëllime, që vërtet më pëlqyen dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti. Porosia për tifozët e Shkupit është që të vijnë ashtu sikurse kanë ardhur deri më tani në numër të madh, të na përkrahin ashtu sikurse e kanë bërë në çdo ndeshje dhe vërtet e kamë pas dëshirë që të luajë para një tifozerie të tillë.  Pritja ka qenë e mrekullueshme, pasi që me disa futbollistë edhe jemi njohur më parë, me të tjerët u njoftuam dhe më pranuan mirë duke më dëshiruan sukses që së bashku ti arrijmë qëllimet tona”.

 

Aleksovski në karrierën e tij dallohen mbrojtjet fantastike për përfaqësuesen e Maqedonisë U21, me të cilën siguroi kualifikimin historik në Kampionatin Evropian U21 në Poloni. Vitin e kaluar Aleksovski kaloi 990 minuta në portën e Vardarit, ndërsa ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, në sfidën Spanjë – Maqedoni  (4-0). Kontrata e Angelovskit me Shkupin do të zgjatë për dy vite me mundësi për të vazhduar edhe një tjetër.

Loading...