Të akuzuarit për 27 prillin po vazhdojnë të japin deklarata lidhur me ngjarjet e vitit të kaluar, duke arsyetuar pjesëmarrjen në protestat e përgjakshme. Njëri prej të akuzuarve kryesorë për 27 Prillin, Igor Jug, foli me keqardhje për VMRO-DPMNE-në që tha se tashmë ka ndryshuar gjithë konceptin patriotik që e ka patur. Ai u kërcënua se asnjëherë nuk do tua harrojë këtë gjë atyre që ia vendosën kurthin, edhe pse do ti falë. Por, ai është i bindur se ata ishn të tradhëtuar.

“Jam mëkatar, por krishterimzi më mëson të fal. Do t’ua fal, por asnjëherë nuk do t’ua harroj, pasi më përndjekin. Ashtu siç u largua Shën Pjetri nga Jezusi, ashtu edhe ata u larguan nga ne. E lus Zotin që politikanët tanë të vetëdijesohen dhe të bëjnë punë të mira. Për partinë time kam bërë gjithë punët që mund ti bëjë një njeri”, theksoi Igor Jug.

I akuzuari tjetër, Vllatko Trajkovski, konfirmoi poashtu se ishin planifikuar protesta para KSHZ-së teksa po merrej vendimi mbi ankesat e VMRO-së. Trajkovski thotë se organizatorët e protestave u bënin presion psikologjik protestuesve, duke u thënë se nëse nuk dalin në protesta dhe nëse komunistët vijnë në pushtet, ata do ti përzënë nga puna. Ai fillimisht gjoja kishte reaguar se hyrja në Kuvend është vepër penale, por gjoja se e kishin siguruar se dyert e Kuvendit do të ishin të hapura, dhe se brenda do të ishin prezent pjesëtarë të DSK-së të cilët do ti mbronin. Në mënyrë shtesë, do të fshiheshine dhe pamjet nga kamerat e sigurisë.

Loading...