Mbi 60 për qind e kuadrit me arsim të lartë nga shkencat shoqërore shqyrtojnë mundësinë për të ikur jashtë vendit në kërkim të një jete më të mirë. Shumica prej tyre pas përfundimit të studimeve në pamundësi për tu punësuar dhe siguruar një pagë të mirëfilltë për një jetë normale, zgjidhjen e shohin në shtetet e zhvilluara evropiane. Ndërkohë që 25 për qind, veçmë kanë marrë nismë konkrete për braktisjen e vendlindjes dhe shpërnguljen e tyre në ndonjë shtet evropian. Këto të dhëna kanë dalë nga një hulumtim i kryer nga Fakulteti Juridik në Shkup, transmeton ALsat-M.

Është paraqitur një potencial I madh për migrim në shkencat shoqërore e sidomos tek kategoria e atyre më arsim më të lartë. 2 /3 nga të anketuarit, gjegjësit 60% do ta shqyrtonin mundësinë për të ikur jashtë vendit nëqoftëse do t’i ofrohet një mundësi e tillë, ndërsa 25% tashmë kanë marrë hapa konkrete për lëshimin e vendit- deklaroi profesori në Fakultetin Juridi, Misho Dokmanoviq.

Loading...