Ilco Gjorgjioski nesër do të jap dorëheqje!

Pas gjashtë vitesh në krye të Federatës së futbollit të Maqedonisë, Ilco Gjorgjioski do të largohet nga ky funksion.

Sic mësojnë mediat maqedonase Gjorgjioski para disa ditësh ka pasur takim me përfaqësues të Komitetit për Urgjencë, dhe të enjten në ora 12:00, ka caktuar mbledhje Këshilli drejtues I federatës ku do të diskutohet për këtë temë.

Pra pritet një “ferr veror” se kush do të emërohet në krye të FFM-së. Deri tani në krye të FFM-së ishin Lubislav Ivanov, Lambe Arnaudov, Haralampije Haxhiristevski dhe Ilco Gjorgjioski.

Gjorgjisoki të enjten do ti tregoj motivet që e shtunë për të dhënë dorëheqje nga kreu I FFM-së.

Ambicie për të zëvendësuar Gjorgjioskin kanë Mirsad Jomuz, Vlatko Kostov, Vujadin Stanojkovic, Haralampije Haxhiristevski, Kosta Kostovski dhe Dimitar Kostadinov.

Loading...